Aksidentet në vend/ Automjetet përplasen në Korçë dhe Gjirokastër, një grua humb jetën

Vendi është përfshirë nga aksidente që në ditët e para të vitit 2025. Një grua humbi jetën nga një aksident në Korçë ndërsa në Gjirokastër dy automjete u përplasën pasi një 34 vjeçar po drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Aksidentet rrugore nuk i janë shmangur as ditëve të para të vitit.

Një grua humbi jetën prej një aksidenti në aksin rrugor "Korçë-Bilisht". Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së mërkurës pranë fshatit Zëmblak.

Sipas autoriteteve automjeti tip “Benz” u përplas me automjetin tip “Peugeot” ku ishte dhe viktima me iniciale Z.K.

Drejtuesi i automjetit ku viktima ishte u shoqëruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Benz.

Shkaku i aksidentit ende nuk është bërë me dije ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Një tjetër aksident u shënua dhe në Gjirokastër. Një 34 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e tij në gjëndje të dehur u përplas me një automjet tjetër i cili po drejtohej nga një 64-vjeçar.

Fatmirësisht pa viktima.

Policia bëri me dije se nga aksidenti pati vetëm dëme material, ndërsa 34-vjeçar u shoqërua nga uniformat blu për të cilin janë kryer masat e nevojshme administrative.