Viti 2025 vjen me mbarësi, Rama-Koçiu: Binjakët Ares dhe Rajd paçin këmbën e mbarë
Binjakët Ares dhe Rajd janë foshnjat e para të 2025-ës. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili uron në rrjetet sociale: “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!”.
Kryeministri Rama shprehet se binjakët janë lajmës të një viti me bereqet.
Edhe ministrja e Shêndetësisê dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u uroi mirë se ardhjen Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe e paçin këmbën e mbarë.
“Këto janë binjakët e vitit 2025, që lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, u shpreh Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
Binjakët Ares dhe Rajd do të përfitojnë edhe bonusin e bebeve, me nga 80 mijë lekë secili.

Mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” i cili ka asistuar edhe lindjen e vogëlushëve, ka treguar gjendjen e binjakëve.
“Nëna lindi binjakë. Sapo prit fëmijët e parë të këtij viti. Janë në gjendje të mirë. Njëri 3 mijë gram, i dyti 2700 . Nëna gëzon shëndet të mirë. Kemi pritur 18 lindje deri tani”, tregon mjeku gjinekolog.

