VIDEO/ Qielli shqiptar ndriçohet nga fishekzjarret! 2025-a në Tiranë vjen me dy binjakë, 450 policë në terren dhe dy të plagosur

Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’.

Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm.

Në të njëjtën mënyrë u prit 2025 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë.

Elton Alushi drejtori i Policise së Tiranës tha se nga festimet situata e deritanishme në kryeqytet është e qetë.

"Vetëm dy raste të lehta me djegie nga fishekzjarrë. 450 policë në terren.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve: Bëni kujdes me lëndët piroteknike.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve ë: Mos udhëtoni nëse keni pirë alkool.

Kemi gjetur raste që jane proceduar per lëndët piroteknike të tregtimit të jashtëligjshëm vetëm sot 4 raste", tha ai.

Nderkaq 2 djem binjakë janë dhe fëmijët e parë të 2025-ës që kanë lindur tek Materniteti "Mbretëresha Geraldina".

Urimeve sot i bashkohet edhe "Ora News". 2025-ta ardhtë i begatë për të gjithë shqiptarët