FOTO/ Belind Këlliçi ironizon Erion Veliajn: ''Kurban'' nga Nesti Angoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2024, 10:57
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë ironi me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Duke iu referuar kallëzimit ndaj Veliajt që kryebashkiaku pretendon se është bërë nga një person anomim i quajtur Nesti Angoni, Këlliçi ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale.
Këlliçi ka postuar librin e kryeministrit Edi Rama të titulluar ''Kurban'', ku në kopertinën e librit është fotoja e Erion Veliajt dhe autor është Nesti Angoni në kllapa Rama.
Postimi i Këlliçit:
Libri më i ri në treg nga autori i mirënjohur Nesti Angoni!
