Teliti: 10 ''arritjet'' (dështimet) e dyshes Rama-Veliaj gjatë 2024-ës

Koordinatori për programin ekonomik në PD dhe NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, rendit 10 “arritjet” (dështimet) sipas tij të dyshes Rama-Veliaj në drejtimin e punëve gjatë vitit 2024.

Postimi i Telitit:

10 “ARRITJET” (DËSHTIMET) E DYSHES RAMA-VELIAJ GJATË 2024!
1. Braktisën rininë në Kryeqytet dhe anembanë Shqipërisë, duke u treguar rrugët e emigrimit. Ulje e ndjeshme e numrit të nxënësve dhe studentëve të regjistruar. Goditën dhunshëm shpirtin kurajoz dhe iniciativën e tyre të lirë.

2. Braktisën sipërmarrjen vendave, falimetimi masiv i bizneseve prodhuese dhe humbja e dhjetëra mijëra vende pune ishin kryefjala e muajve të fundit.

3. Goditën profesionistët e lirë me taksimin antikushtetues, qindra profesionistë u larguan nga vendi gjatë 2024.

4. Cmimet e shportës bazë të konsumit me rritje dyshifërore, 46% e shqiptarëve të zhytur në varfëri. Bonuset elektorale thjesht mashtrimi i rradhës.

5. Braktisën të sëmurët, gjysma e ilaceve blihen nga vetë njerëzit, onkologjiku pasqyra e degradimit të shëndetësisë.

6. Braktisën dhe goditën qëllimisht fermerin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, me subvencionet më të ulta në rajon dhe me skema kriminale të diferencimit të TVSH-së. Tirana dhe Shqipëria nuk konsumojnë “shqip”.

7. Dyshja Rama-Veliaj miratuan buxhete “historike” qëndrore dhe vendore, ama që nuk ndihmojnë aspak zhvillimin, por vetëm pasurimin e oborrit dhe miqve që i rrethojnë. Transparenca dhe gara në prokurimet publike janë thjesht kujtime të së kaluarës së largët.

8. Rritën faturat shumë milionëshe për PPP-të, “dogjën” paratë e taksave tona në inceneratorë që nuk ekzistojnë.

9. Pas betonizimit të shfrenuar të Tiranës nga dyshja siameze, u fuqizuan edhe "themelet" e aferës së Portit të Durrësit, fatura prej qindra milionë euro do paguhet nga buxheti i shqiptarëve.

10. Dhe e fundit (aspak për nga rëndësia), vëllezërit siamezë realizuan, pas 3 dekatash, ngritjen zyrtare të sistemit famkeq të arrestimit politik të kundërshtarëve të tyre, por kot lodhen, opozita është në këmbë dhe 11 maji do jetë dita e madhe e ndryshimit.

Në #11maj dyshja siameze Rama-Veliaj në pension politik, në #11maj është rradha e shqiptarëve!