Firmoset largimi i parë nga Kukësi, klubi verilindor përshëndetet me mbrojtësin

Franci Lala zyrtarisht nuk është lojtar i Kukësit. Klubi verilindor ka njoftuar në rrjetet sociale largimin e 25-vjeçarit duke falënderuar futbollistin për bashkëpunimin.

“Futboll Klub Kukësi njofton ndërperjen e bashkëpunimit me futbollistin Franci Lala. Klubi i Kukësit e falënderon Lalën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë”.

Para rikthimit te Kukësi, Lala ishte pjesë e Partizanit. 25-vjeçari nuk arriti të debutojë në ndeshje zyrtare, ndërsa u afrua në verë. Te Kukësi ndërkohë mori minuta në tetë ndeshje të kampionatit.