Mourinho mban premtimin pas operacionit: Ju thashë që ditën e parë do isha në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2024, 18:41
Pas mini-pushimeve për festën e Krishtlindjeve, Fenerbahçe është rikthyer në stërvitje dhe tashmë po përgatit duelin me Hataysport për xhiron e 17-të të Ligës Turke (5 janar).
Gjatë këtij pushimi, José Mourinho iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit në Portugali (e hënë), por kur skuadra u kthye në punë, ishte i pranishëm edhe trajneri portugez, i cili kishte siguruar se ishte “një procedurë e vogël dhe e shpejtë”.
Ju thashë: ‘Ditën e parë të stërvitjes do të jem në fushë”,- ka shkruar trajneri portugez në faqen e tij në Instagram.
