Sacchi lartëson De Ketelaere: Nuk paska qenë askushi, siç e trajtuan te Milani

Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, në prag të ndeshjes Lazio-Atalanta, që do të luhet sonte në mbrëmje. Ndër të tjera, ai ka komentuar edhe Charles De Ketelaere, i cili ka shkëlqyer nën drejtimin e Gasperinit, pas një sezoni zhgënjyes te Milani:

"Çfarë mendoj për De Ketelaere? Se qartësisht nuk ishte askushi, siç menduan ata te Milani, kur e shitën. Në rritjen e tij shoh dorën e Gasperinit. Ai ka ditur të rilindë një lojtar me cilësi të konsiderueshme, e ka stimuluar dhe, kur e ka kuptuar se ishte momenti i duhur, e ka vendosur në qendër të projektit. Gasperini beson te loja, përpara çdo gjëje tjetër, dhe kjo është forca e tij".