Motta rikuperon disa lojtarë për Fiorentinën: Jemi 200% të motivuar, ta mbyllim vitin me fitore
Thiago Motta prezantoi Juventus-Fiorentina, ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, e cila do të luhet nesër në orën 20:45. Më poshtë po ju sjellim konferencën për shtyp të trajnerit bardhezi.
Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme kundër një ekipi që ka pasur dy rezultate jo pozitive. Lojtarët tanë janë mirë, kemi rikuperuar disa prej tyre. Jemi të përqendruar për të luajtur kundër një ekipi të fortë.
Ka një trajner shumë të mirë, i cili gjithmonë ka bërë punë të shkëlqyer. Fiorentina ka lojtarë me cilësi dhe veçanërisht përgatitje të shkëlqyer. Ata dinë të luajnë futboll shumë mirë, janë të rrezikshëm në kundërsulm. Ne duhet të luajmë ndeshjen e duhur dhe të balancuar.
Si është situata e dëmtimeve?
Ne kemi rikuperuar Douglas Luiz, Nico do të jetë në dispozicion. Kemi rikuperuar gjithashtu Danilo dhe Koopmeiners. Duhet të presim ende Rouhin, Weah dhe Milik.
Ku duhet të përmirësoheni në sulm?
Nuk mendoj se vetëm mbajtja e topit mund të ta bëjë të fitojmë. Ka shumë faktorë të tjerë që kanë rëndësi. Të kesh më shumë mbajtje topi të jep më shumë mundësi. Ka pasur edhe fitore të tjera, si ajo kundër City, pa zotërim topi. Ne duhet të bëjmë mirë atë që dimë të bëjmë shumë mirë.
A duhet të gjeni më shumë ekuilibër?
Ne duhet të kemi gjithmonë ekuilibër dhe intensitet. Të gjithë lojtarët duhet të kenë të njëjtën harmoni për ta interpretuar sa më mirë ndeshjen.
Dy fjalë për Douglas Luiz…
Unë kam shumë besim në të. Ka qenë jashtë për një kohë të gjatë. Sigurisht, ai nuk ka nivelin fizik të disa prej shokëve të ekipit. Mund të bëjë gjithçka dhe ka treguar se është një mesfushor i plotë dhe i nivelit të lartë.
Kur do ta donit përforcimin e parë?
Dua të bëj një ndeshje të shkëlqyer nesër. Ne jemi gjithmonë në të njëjtën sintoni me klubin. Nëse mund ta përmirësojmë ekipin, do ta bëjmë, në të kundërt jo. Unë jam i përqendruar 200% për të luajtur ndeshje të shkëlqyer nesër, nuk po mendoj merkaton.


