Nuk ndodhte prej 58 vjetësh, statistika e Interit në fitoren ndaj Cagliarit

Fitorja 3-0 ndaj Cagliarit përfaqëson për Interin e Simone Inzaghi-t suksesin e pestë radhazi në transfertë në këtë kampionat të Serie A, pa pësuar asnjë gol.

Siç theksohet nga Opta, kjo është vetëm hera e dytë në historinë e zikaltërve në nivelin më të lartë të kampionatit: nuk ndodhte që nga sezoni 1966/1967.

Ndeshja e sotme përfaqëson gjithashtu një moment të rëndësishëm për Lautaro Martinez-in, i cili u zhbllokua pas një periudhe të gjatë pa shënuar.

Me këtë gol, Cagliari bëhet, në barazim me Salernitanën, viktima e preferuar e sulmuesit argjentinas në Serie A: 10 gola.