VIDEO/ Manastirliu takim me kampionin shqiptar të boksit, Ermal Hadribeaj
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim kampionin shqiptar të boksit, Ermal Hadribeaj, që mban titullin prestigjioz ndërkombëtar WBC.
në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu tha se “Hadribeaj renditet në 10-shen më të mirë të boksierëve në botë, e duke ngritur lart me krenari flamurin shqiptar’.
“Është kënaqësi për mua që të pres kënaqësi një kampion të boksit, me origjinë shqiptare që jeton prej 6 vitesh në Amerikë, 20 herë radhazi kampion në kompetecione të ndryshme të boksit dhe së fundmi në WBC.
Është një djalë që me krenari thotë që jam shqiptar dhe shumë shpejt brenda vitit 2025 do të kemi një garë shumë të fortë me kampionin e botës.
Me nënën me origjinë nga Ndroqi i Tiranës dhe babin nga Përmeti, ai është një kampion që do të bëjë një karrierë të madhe ne sportin e boksit”.
“Dua të të njihnim e vlerësonin më shumë shqiptarët për punën që bën dhe arritjet e tua. I uroj të gjithë sportistëve shqiptarë një vit të mbarë e të suksesshëm në 2025.

