TRAJTIMI I TUMOREVE/ Specialistët më të mirë turq në “Spitalin Amerikan”, metoda të avancuara

Pacientët onkologjikë shqiptarë tashmë do të mund të marrin trajtimet më të avancuara ndaj kancerit edhe në Shqipëri.

Kjo do të bëhet e mundur në kuadër të projektit madhor të “Spitalit Amerikan” në bashkëpunim me specialistët më të mirë turq të “Kemotermia Istanbul” të drejtuar nga Prof. Mehmet Salih İyikesici.

Prof. Mehmet Salih İyikesici: “Trajtoj pacientët onkologjikë, dhe me sëmundje te avancuara me më tepër sukses se kimioterapia standarde. Ne aplikojmë disa metoda të reja sidomos në sëmundjet tumorale të avancuara, siç janë ato që prekin pankreasin, mushkërinë dhe në zonën e qafës. Ndryshe nga Turqia, Shqipëria nuk i aplikon të gjitha metodat e Kimioterapisë me suport metabolik. Ndaj hapi i radhës do të jetë që këtë eksperiencë dhe sukses që kemi arritur në Turqi ta ofrojmë me të njëjtat standarde në Shqipëri, që është një vend me shumë potencial, me një natyrë të bukur, të qetë, faktorë të cilët ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundje të vështirë”.

Suksesi i trajtimeve të avancuara që profesor Mehmeti dhe ekipi i tij ofrojnë, kanë kapërcyer kufijtë e Turqisë.

Prof. Mehmet Salih İyikesici: “Me kimioterapitë e veçanta dhe të personalizuara kemi arritur rezultate të shkëlqyera. Pjesë e suksesit tonë janë edhe pacientë nga Europa, Amerika, Kanadaja e Australia. Këta pacientë që na kanë besuar shëndetin, na janë referuar nga mjekët vendas në shtetet ku jetojnë për të marrë një trajtim ndryshe”

Përveç trajtimeve efektive, ky projekt madhor i Spitalit Amerikan do të ulë ndjeshëm kostot e trajtimeve që pacientët shqiptarë marrin jashtë vendit për terapi te tilla te avancuara dhe personalizuara që kushtojnë shumë.

Prof. Mehmet Salih İyikesici: “Pacientët shqiptarë nuk do të kenë nevojë të vijnë në Turqi për të marrë këtë shërbim, të cilin do ua ofrojmë këtu në Shqipëri dhe kjo do të lehtësojë kostot e tyre. Përveç kësaj një avantazh shumë i madh është edhe fakti që të sëmurët do të jenë pranë familjarëve të tyre dhe kjo është një mbështetje psiko-emocionale, shumë e rëndësishme në këto lloj sëmundjesh”.

Përveç pacientëve shqiptarë nga këto trajtime do të përfitojnë edhe pacientë të huaj, duke e kthyer kështu Spitalin Amerikan në një qendër reference rajonale dhe më gjerë për trajtimin e avancuar të sëmundjeve onkologjike.