DR*GË NË LËKURA LOPËSH! Apeli i GJKKO-së lë në burg trafikantët dhe kimistët
Grupi i trafikanteve të drogës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë do të qëndrojë në burg. Apeli i Posaçëm la në fuqi kërkesën e prokurorisë për vijim e izolimit në qeli për 10 të arrestuarit. Pavarësisht argumenteve të tyre trupa nuk është bindur për ndryshim akuzë, kjo dukë parë edhe intensitetin e hetimeve që SPAK po ndjek. Grupi i personave në fjalë janë përgjegjës për trafikimin e 48 tonëve lëkura gjedhesh ku brenda saj ishte ekstraktuar kokainë
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lenë në burg 10 të arrestuarit për trafik të kokainës nga Republika Domenikane dhe Brazili drejt Shqipërisë nëpërmjet lëkurëve të gjedheve.
Ata kishin apeluar vendimin e Shkallës së Parë me argumentet se nuk kanë lidhje me trafikun e drogës, duke mohuar akuzat e ngritura prej SPAK.
Por ndryshe pretendon Struktura e Posaçme ku shprehet se për 1 vit kanë qenë të dokumentuara të gjitha lëvizjet e personave nën hetim duke u fotografuar dhe përgjuar.
Pjesë e grupit të trafikantëve ishin dhe 3 shtetas të huaj që SPAK thotë se kishin ardhur në vendin tonë pikërisht për të nxjerrë kokainën që ishte e tretur në lëkurët e gjedhëve.
Kjo gjë do të kryhej në laboratorin e zbuluar në Qerekë, të Fushë Krujës, pranë Rinasit dhe në një ambient tjetër në “Kodrën e Diellit”.
Por kimistët kanë ngritur pretendimet se në Tiranë kishin ardhur për të blerë rroba dhe për të mbjellë flokët.
Ndërsa Aldi Zonja, i cilësuar si person kyç bashkë më Artion Caushllarin shikohen nga SPAK si personat më të interesuar për trafikun e drogës.
Madje në dosje evidentohen takimet që Caushllari kishte me shtetas të tjerë ku teme bisede ishte trafiku i drogës.
Lënda narkotike e nisur nga Amerika Latine erdhi në 850 lëkura të kriposura të gjedhit në të cilat është fshehur kokainë.
Hetuesit shqiptarë dhe ato të huaj, kishin marrë informacione për sasinë që ishte nisur me destinacion final rrugë detare në portin e Durrësit.
48 ton, në dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, janë vëzhguar nga SPAK dhe janë lënë të veprojnë të lira deri në itinerarin e fundit, ku u ekzekutuan 10 arrestime në total.


