Festat e fundvitit, mbi 68 mijë hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit
Festat e fundvitit kanë shënuar një rritje të fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar në qarkun e Kukësit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin (DVKM) Kukës bënë të ditur për ATSH-në se “nga data 19 dhjetor deri më sot në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit, në Qafë Morinë, Qafë Prush dhe Shishtavec kanë hyrë në vendin tonë 68,527 shtetas dhe 23,67 automjete dhe kanë dalë 114,386 shtetas dhe 37,706 automjete”.
Konkretisht në Stacionin e Pikës Kufitare Qafë Prush kanë hyrë 8 446 shtetas dhe 3,890 automjete, kanë dalë 9,802 shtetas dhe 3 974 automjete.
Ndërsa në Stacionin e Pikës Kufitare Qafë Morinë kanë hyrë 9,546 shtetas dhe 6,810 automjete dhe kanë dalë 8,227 shtetas dhe 4,856 automjete.
Në Stacionin e Pikës Kufitare Shishtavec kanë hyrë 588 shtetas dhe 224 automjete si dhe kanë dalë 224 shtetas dhe kanë dalë 920 shtetas dhe 352 automjete.

