Norma e interesit të depozitave në lekë zbriti me 0,02%

Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë në bankat tregtare zbritën me 0,02% në fund të muajit tetor 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në muajin tetor norma e interesit mesatar të depozitave shënoi 1,85% ,ndaj 1,87% që ishte një muaj më parë.

Rënia e normave të interesit të depozitave është rezultat i mekanizmit të transmetimit të politikës monetare. Banka e Shqipërisë e ka ndryshuar normën bazë të interesit për lekun muajt e fundit, duke e çuar atë tani në nivelin 2,75% nga 3,25% që ishte dy muaj më parë.

BSH-ja bëri të ditur se edhe norma e depozitave në euro ka shënuar rënie. Sipas BSH-së norma e interesit të depozitave në euro në tetor ra në 1,18%. Ndërkohë në muajin tetor totali i depozitave në banka shënoi vlerën 1,65 trilionë lekë me rritje 5,3% krahasuar me një vit më parë.