37-vjeçari shpallet në kërkim për dh*në ndaj bashkëshortes në Kukës

Një 37-vjeçar nga Kukësi është shpallur në kërkim nga Policia pas akuzave për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

37-vjeçari me iniciale A.N., banues në Kukës, është denoncuar nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare, e cila ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes.

Policia e Komisariatit Kukës ka nisur punën për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës për veprime të mëtejshme ligjore.