Lapardhaja: Duhet të fillojë hetim tjetër ndaj Veliajt, pasi deklaroi se ka verifikuar regjistrin e të dhënave personale
Publicisti, Namir Lapardhaja në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak kreu një tjetër shkelje të rëndë pasi pranoi se ka verifikuar regjistrin e të dhënave personale për të gjetur personin që e denoncoi atë, dhe për këtë duhet të fillojë një hetim tjetër ndaj Veliajt.
Lapardhaja: Kam besuar dhe vijoj të besoj se kjo strukturë antikorrupsion nuk do të ndalojë vetëm tek kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj por do të vijojë dhe do të ngjitet edhe më tej.
Nuk është një rrufe në qiell të hapur, pasi Erion Veliaj ka vite që konsumon pushtet politik.
Ka tre mandate në krye të bashkisë së Tiranës.
Njëkohësisht ka një historik të gjatë në politik dhe në opionin publik.
Ditën e sotme që në hyrje dhe në dalje ai u pa që kishte ndryshuar edhe pamjen, nuk dha asnjë deklaratë ndërkohë që u shpreh se do të fliste në këshillin bashkiak për këtë çështje.
Unë e shkrova edhe ditën e sotme kur ai doli, ligji i vetëqeverisjes vendore ia ndalon Veliajt që të flasë në mbledhjen e këshillit bashkiak për hallet e tij me drejtësinë.
Ai në mbledhjen e sotme të Këshillit bashkiak ka deklaruar se ka verifikuar regjistrin e të dhënave personale dhe ka thënë që ai person që e ka denoncuar atë nuk ekziston.
Kjo në gjykimin tim është një shkelje tjetër e Erion Veliajt, dhe duhet të fillojë një hetim tjetër ndaj Erion Veliajt.
