Kosovë – Dështon mbledhja e KQZ-së, mungon opozita
Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, për shkak të mungesës së kuorumit.
Në mbledhje munguan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës.
Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme. Ai shtoi se në mbledhjen e sotme ishte parashikuar edhe shtyrja e afatit për regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sot është afati i fundit për t’u regjistruar mërgata, për të votuar. Kështu kishte njoftuar kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar te regjistrohen. /Kosovapress

