Dauti tregon debatin me deputetin e 'VLEN': Ndërhyrja e kolegut ishte i paarsyeshëm dhe i pakuptimtë
Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në një intervistë në Ora News tregoi përplasjen dhe debatin me deputetin e VLEN në Kuvendin e RMV, Shaqiri.
Dauti: Unë nuk kam akuzuar askënd.
Në fakt unë kam reaguar me një procedurale në komisionin për Arsim dhe Shkencë për shkak se ndodheshim para një situate që nuk e kishim të qartë se çfarë ndodhte.
Disa amendamente tërhiqte VLEN nga procedura, dhe iu bashkangjit disa amendamenteve të shumicës parlamentare dhe unë dola kërkova një sqarim se çfarë ndodh më këtë bashkangjitje sepse doja të di realitetin e asaj.
Ishte një reagim i paarsyeshëm dhe i pakuptimtë i kolegut i cili në mënyrë shumë vulgare reagoi ndaj fjalës time dhe ndërhyri duke marrë mbi vete proceduralen time që në fakt nuk kishte të bënte aspak me të.
