Plagosja e shqiptarit në Greqi/ 50-vjeçari arriti të identifikojë autorin, dy muaj më parë ishin përleshur me njëri-tjetrin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi.

Mësohet se shkak i plagosjes ka qenë një mosmarrëveshje mes autorit dhe 50-vjeçarit. 

I plagosuri në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se teksa qëndronte jashtë makinës së tij, i është afruar një mjet nga ku kanë zbritur dy persona dhe një motor me dy persona të tjerë.

Ndërkohë njëri prej tyre e ka qëlluar disa herë me thikë në bark dhe më pas është larguar së bashku me tre personat e tjerë.

Gjithashtu raportohet se dy-tre muaj më parë ata janë përleshur nën efektin e alkoolit dhe i plagosuri dyshohet se kishte sharë autorin.