Shkodra: Kosova për herë të parë ndodhet në sanksione dhe në raporte jo të mira me aleatët ndërkombëtarë
Njohësja e proceseve politike, Magbule Shkodra në një intervistë në Ora News u shpreh se Kosova për herë të parë ndodhet në sanksione dhe në raporte jo të mira me aleatët ndërkombëtarë.
Shkodra: Ky vit ka pasur shumë zhvillime në Kosovë.
Në mënyrë figurative do të mund ta përshkruaja si ishte si ndez një zjarr e fike e paso dënime e sanksione për Kosovën në përgjithësi.
Do të thotë që veprimet e zotit Kurti kanë qenë edhe aleatët tanë ndërkombëtarë i kanë cilësuar gjithmonë që janë të ligjshme.
Mirëpo kanë kërkuar në vazhdimësi koordinim nga ai dhe pritje nga ai ku po i referohem çështjes së Dinarit apo të targave dhe pastaj nuk ndodhte kjo dhe kështu që ne në fund edhe përfunduam dhe tani si shtet jemi ende në sanksione.
Fatkeqësi kjo për Kosovën që pas kaq vitesh të çlirimit tonë të pavarësisë tonë, për herë të parë shteti jonë ndodhet në sanksione dhe në raporte jo shumë të mira me aleatët ndërkombëtarë.
