Ekonomia e festave/ Radonshiqi: Ardhja e emigrantëve ndikim pozitiv, rrisin fuqinë blerëse

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi në një intervistë në Ora News u shpreh se ardhja e emigrantëve është një ndikim pozitiv qoftë në aspektin makroekonomik por edhe në nivelin mikroekonomik.

Radonshiqi: Në periudhën e dhjetorit kemi ardhjen e emigrantëve në Shqipëri ku ato jo vetëm rrisin fuqinë blerëse por njëkohësisht këto emigrantë japin para familjarëve të tyre.

Ndoshta remitanca jo formale pasi pjesa më e madhe e tyre në momentin që vijnë japin dorazi pra cash dhe jashtë sistemit bankar.

Kjo është një element pozitiv pasi pensionistët edhe pse kanë marrë bonuset e kanë të pamundur të festojnë vitin e ri apo qoftë edhe festën që është sot pra festën e Krishtlindjeve me pensionet e tyre apo me bonuset e tyre.

Pjesa më e madhe e bonuseve që ato kanë marrë janë përdorur për të shlyer detyrimet që pensionistët kanë pasur.

Ndërkohë që ardhja e emigrantëve është një ndikim pozitiv qoftë në aspektin makroekonomik por edhe në nivelin mikroekonomik, pra qoftë tek familjarët por edhe rrit fuqinë blerëse.