EKONOMIA U RRIT ME 4%/ Tregtia, transporti, dhe turizimi kryesuan në vitin 2024, bie bujqësia dhe industria minerare

Rritja ekonomike e shqipërisë arriti në nivelin 4 për qind. Instat raporton se tregtia, turizmi, ndërtimi dhe transporti qëndruan në krye të listës. Por efekte negative janë shënuar në industrinë minerare dhe në bujqësi.

Tregtia, transporti, dhe turizimi bënë që ekonomia e vendit të rritej me 4.09% në periudhën korrik-shtator të këtij viti. Por jo vetem, të dhënat e Instat tregojnë se kontribues në këtë performancë e dha edhe adminsitrata publike, ndërtimi dhe aktivitet e financave.

Sektorët si bujqësia dhe industria kanë dhënë një kontribut negativ dhe më të dobët sesa sektoret e tjera. Konkretisht aktiviteti I industrise shenoi renie me 4.04%, ndersa bujqesia 2.54%

Ndërkohë sa i takon shpenzimeve të bëra nga familjet për mallra dhe shërbime ne kete periudhë rezulton me përmirsim me 0.83%, krahasuar me 3 mujorin e 3 te 2023.

Sipas të dhënave edhe shpenzimet e qeverisë për sherbime ppublike si shendetesi, arsim dhe siguri kane nohur nje rritur me 6.80% krahasuar me te njejten periudhe te vitit t kaluar.

Nderkohe sa i takon ecurise se shkembimeve tregtare, te dhenat tregojne se ekonomia po konsumon me shume mallra dhe sherbime nga jashte sesa po arrin te eksportoje. Importet e mallrave dhe sherbimeve u rriten me 6.82%, ndersa eksportet vetem me 2,32%

Gurvenatori i Bankes se Shqiperise ne daljen e fundit per vendimet e Politikes monetare eshte shprehur se rritja ekonomike pritet te jete pothuajse ne te njejta nivele ne 6 mujorin e dyte te 2024