Takimi me Mbretin Charls/ Shalla: Shqiptarët mblidhen më shumë në Londër sesa në Shqipëri
Një zhvillim ka ndodhur në Londër, ku mbreti Charls dhe mbretëresha Kamila kanë organizuar një takim, me shqiptarët.
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte një ndër shqiptaret që jeton në Londër, e cila ka qenë prezente në këtë takimin, Juliana Shalla.
"Ishte shumë takim i bukur, shumë emocionues. Aty kishte 4 grupe komunitetesh që ishin përzgjedhur nga kryetarja e Komunës ku unë jetoj. Ato shikojnë në bazë të kontributit që jep secili në atë zonë. Më përzgjodhën mua sepse kam qenë duke u angazhuar gjithë kohës, kam 9 vite në Angli dhe gjithmonë kam dashur të sjell traditat dhe kulturën shqiptare. Kur kishim festën e Pavarësisë, e kisha ftuar dhe kryetaren e Komunës dhe ajo atë ditë u ndje shumë e vlerësuar që kishim bashkuar grupin e shqiptarëve. U kënaq shumë me traditën tonë. Mbas dy ditësh më ftoi të takoj mbretin. Isha shumë krenare. Shqiptarët mblidhen më shumë në Londër sesa në Shqipëri", u shpreh Shalla.
