Aksident në Kurbin/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 08:33
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak më parë në Kurbin.
Policia njofton se një 65-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.
Ai nuk ka mundur t’u shpëtojë dëmtimeve nga aksidenti, duke humbur kështu edhe jetën pak më vonë në spital.
Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
