At Grigor Pelushi: Krishtlindja një ngjarje trans’historike, në Shqipëri e festojmë të gjithë së bashku!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 19:30
At Grigor Pelushi, nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një interviste në Ora News, tha se në vendin tonë festohen të gjitha festat të bashkuar.
At Grigor Pelushi: Ne festojmë se bashku jo se kemi të njëjtën doktrinë, secili beson në mënyrën e vet. Ne festojmë sepse jetojmë në këtë vend, e cili qysh nga themelimi u përcaktua që do të jetojmë së bashku si fe. Gëzojmë edhe festa të krishtera dhe myslimane. Gëzojmë edhe festat e vëllezërve myslimanë.
Festa që festojmë nuk është thjeshtë një ngjarje historike, por është një ngjarje që ndodh edhe sot sepse në Perëndinë ngjarjet janë trans’historike. Festojmë si ata njerëzit para 2 mijë vitesh në Betlehem aty ku lindi Krishti.
