Pastori: Krishtlindja dita më e rëndësishme për të krishterët, Krishti vjen për të sjellë dritën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 19:19
Pastor Ergest Biti, Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë përmes një interviste në Ora News, tha se Krishtlindja është dita më e rëndësishme për të krishterët.
Pastor Ergest Biti: Jemi në vigjilje të Krishtlindjes dhe kjo është festa më e madhe për ne të krishterët, sepse ka të bëjë me ardhjen e birit të perëndisë për shkak të dashurisë që ai ka për njerëzit. Është shumë e rëndësishme se përmes ardhjet se Jezusit në tokë kemi mundësi për shpëtim.
Prandaj festojmë shpëtimin. Sot përmbyllin at 4 javët e adventit dhe u flasim njerëzve për shpresën që sjell Krishti në tokë. Është ardhjen e dritës në mes të errësirës. Kjo është festa e madhe që bashkon të gjitha komunitet e krishterëve në vendin tonë.