Ikonat kushtuar Shën Mërisë, ekspozitë e Muzeut Historik Kombëtar në Berat

Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Muzeumeve Berat, çeli sot ekspozitën fotografike “Ikonat mariane në Muzeun Historik Kombëtar”.

E çelur në ambientet e Muzeut Kombëtar të Ikonografisë “Onufri” në Berat, kjo ekspozitë sjell pranë publikut disa prej veprave më të rëndësishme të ikonografisë shqiptare, kushtuar Shën Mërisë.

Ikonat kushtuar Shën Mërisë, ekspozitë e Muzeut Historik

Në ekspozitë shpalosen foto të ikonave të realizuara nga mjeshtrit e mëdhenj si Onufri, David Selenica, Onufër Qiprioti, Joan Athanasi, Mihal Anagnosti dhe Diço Zografi, duke treguar madhështinë dhe delikatesën e artit të tyre.

Ikona “Shën Maria me Krishtin” zë një vend të veçantë, duke treguar përmes kompozimeve të ndryshme përkushtimin dhe frymëzimin hyjnor të artistëve.

Ikonat kushtuar Shën Mërisë, ekspozitë e Muzeut Historik

Po aq tërheqëse janë edhe “Dyert e bukura”, me skenën mbresëlënëse të “Ungjillëzimit të Hyjlindëses”, një kryevepër që simbolizon momentin e shenjtë të artit dhe besimit.

Kjo ekspozitë është një mundësi e jashtëzakonshme për publikun e Beratit dhe vizitorët që të zbulojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore.