“MË KTHENI TELEFONIN!”/ Apeli i GJKKO-së shqyrton ankimimin e Ajola Xoxës e sekuestros tek "Harabeli" (VIDEO)
Gjykata e Apelit të Posacshëm shqyrton ankimimin e Ajola Xoxës ku kundërshton sekuestrot të kryera në biznesin dhe banesën e saj. Gjyqtaria qe do shqyrtoje akimimin e Xoxës është Ilirana Olldashi.
3 ORË NË SPAK
Kujtojmë se bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është paraqitur të hënën në ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje për disa orë.
Mësohet se ajo është thirrur në cilësinë e Personit në dijeni për lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon për Pastrim Parash.
Pak ditë më parë gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës dhe vëllait të bashkëshortit të saj, Arbër Veliajt për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.
Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Tek selie e galerisë “Harabel” që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme. Tek selia e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme.
Teksa bashkëshortja e tij ndodhej në ambientet e SPAk, Erion Veliaj ka lënë ambientet e Bashkisë duke mbajtur me vete edhe një çantë dore.
Veliaj është larguar nga zyra e tij në bashkinë e Tiranës, pak minuta para se para këtij institucioni të mblidheshin mbështetësit e opozitës në protestë.


