EMRAT/ Vr*u burrin me sopatë në Sarandë, polica: Shkak një konflikt në familje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, në Sarandë.

Mësohet se në familjen Tahiraj, Elvira Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. 

Për këtë ngjarje ka reaguar policia e cila tha se ky krim dyshohet se ka ardhur nga një konflikt në familje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.