Van Dijk mbetet ‘në ajër’: Nuk e di çfarë rezervon e ardhmja
Në Angli po diskutohet intensivisht për të ardhmen e Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me Liverpool-in do të skadojë së shpejti.
Ashtu si në rastin e Mohamed Salah, edhe mbrojtësi holandez ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin me klubin.
Pavarësisht se po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe është një nga shtyllat e ekipit në garën për titull, van Dijk duket se është i pakënaqur me ofertën e marrë nga “Reds”.
Ky skenar hap mundësinë e një largimi me parametër zero, megjithëse lojtari preferon ta zgjidhë çështjen e kontratës me Liverpool-in para se të shqyrtojë oferta të mundshme duke filluar nga marsi.
Në lidhje me këtë temë, Virgil van Dijk ka folur dje:
“Nuk ka ndonjë afat për rinovimin e kontratës. Do të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja.
Tani jam plotësisht i përqendruar te Leicesteri. Salah? Shifrat e tij flasin vetë. Ai është një sportist shumë i veçantë.
Ka bërë një punë të jashtëzakonshme për klubin dhe shpresoj që të ketë sezonin më të mirë të karrierës për klubin, duke mbetur i rëndësishëm me golat dhe asistet e tij.”
"Ne kemi gjithmonë nevojë," vazhdon qendërmbrojtësi holandez, "për një paraqitje të plotë nga ai, sepse gjithë puna mbrojtëse që arrin të bëjë është shumë e rëndësishme për ne si linja e fundit."
Por kur u pyet nëse Salah do të jetë në gjendje ta përsërisë këtë sezon edhe vitin e ardhshëm, Van Dijk thjesht u përgjigj: “Nuk e di.”
