‘Ylli’ i Arsenalit do të mungojë disa javë, ‘dhimbje koke' për Artetan
Një goditje e rëndë për Arsenalin. Para pak ditësh, gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace (1-5) u dëmtua Bukayo Saka.
Pasi kishte marrë një goditje, futbollisti I kombëtarez angleze dukej sikur ankohej për dhimbje në kofshë dhe në fund i la vendin Leandro Trossard-it.
Sipas disa raportimeve të shtypit britanik, të konfirmuara nga disa video të filmuara në “Selhurst Park” dhe të publikuara në rrjetet sociale, lojtari madje është larguar nga stadiumi me paterica.
Lëndimi nuk është aspak i lehtë. Gjatë një konference për shtypin, Mikel Arteta dha të rejat e fundit mbi gjendjen e lojtarit anglez:
"Ky nuk është një lajm i mirë. Do të qëndrojë jashtë për disa javë.
Është një goditje e rëndë, por për ne do të jetë një provë e madh për të kaluar një sfidë të re.”
Një problem me tendinë për Saka, i cili do të humbasë “Boxing Day” dhe gjithashtu disa ndeshje të tjera të rëndësishme, si ato kundër Manchester United dhe Aston Villa-s.
