9 ndeshje me Tiranën, klubi bardheblu njofton largimin e lojtarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 16:04
Arhan Isuf nuk është më lojtar i Tiranës. Lajmi është dhënë nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Arhan Isuf. Klubi dhe lojtari kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin dhe kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi.
Falenderojmë Arhan Isuf për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”- shkruan klubi. Mbrojtësi bullgar ka luajtur 9 takime në këtë sezon.
