Man.United, një tjetër humbje. Amorimi nuk fshihet: E imagjinoja se do ishte e vështirë

Pranimi i tre golave në Old Trafford kundër Bournemouth, duke zbritur në vendin e 13-të në tabelë, sigurisht që nuk është zhvillimi më i mirë për Ruben Amorim, që kur ai mori drejtimin e trajnerit të Manchester United.

Nga ana tjetër, marrja në dorë e një skuadre të mbytur në kufijtë e dëshpërimit dhe rezultateve të luhatshme, me tifozët që pas 3-0 të djeshëm në Premier League treguan gjithë padurimin dhe inatin me një breshëri kritikash.

Trajneri portugez, duke folur në BBC ‘Match of the Day’ pas humbjes në shtëpi, shprehu zhgënjimin e tij për humbjen e dytë radhazi, e katërta në 9 ndeshje zyrtare për “Djajtë e Kuq”: “Është vërtet e vështirë, veçanërisht pasi e pashë lojën. Pësuam një faull dhe më pas një gol. Fitonim topat e dytë dhe krijonim raste, por pranuam një penallti dhe më pas golin e tretë”, ka rrëfyer Amorim.

Duke shtuar: "Ishte vërtet e vështirë për tifozët. Duhet të rifillojmë nga ndeshja tjetër. Kishim shumë situata, në të cilat ata arritën të shënonin, paksa e ngjashme me atë që ndodhi kundër Tottenhamit në humbjen për Carabao Cup. Është vërtet e vështirë për të gjithë në stadium, ne duhet të qëndrojmë të qetë kur pësojmë një gol”.

Një kërkesë eksplicite drejtuar skuadrës: "Lojtarët duhet të kuptojnë se ndeshja ka momente të ndryshme. A e prisja që kjo detyrë të ishte e vështirë? E kam pritur gjithmonë, sidomos në këto muaj intensive. Por ne jemi gati të përballojmë sfidën" , deklaroi ai menaxheri i United. Për praninë e Marcus Rashford në Boxing Day: "Varet. Do të shohim", u shpreh trajneri duke mbetur enigmak.