“E vërteta herët a vonë del”, Zguro “sulmon” trajnerin serb: Është amator, e tregojnë rezultatet
Vangjel Zguro i ftuar në studion e emisionit "Ora Sport" ne "Ora News" tha se as nuk e di pse e ka përjashtuar nga klubi trajneri serb, teksa këtë të fundit e ka konsideruar si amator.
Zguro: "I kam folur të gjitha për trajnerin. Klubit i jam falënderues. Ndodhi një keqkuptim mes trajnerit dhe meje, dhe të gjithë e dimë të vërtetën.
Ai deshi ta bënte që të madhe për interesat e veta. Nuk e di se çfarë bëra, nuk e kuptoj, sepse vetëm një pyetje; ke diçka personale me mua i kam thënë! Nuk e di çfarë ka ndodhur me këtë trajner.
I jam i drejtpërdrejtë. Me klubin nuk kam asgjë. Presidenti më ka dërguar tek ekipi B për të më dhënë kohë.
Por çuditem se si merr kaq shumë fuqi një trajner për 10 ditë. Për mua ky trajner është amator. E tregon vetë loja e Partizanit".
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” ME KLODI KARAJN DHE SIKLAJDA SHORJAN


