Qeveria mbyll "Tik-Tok" për 1 vit/ Semanaj: E kam mbështetur kryeministrin për mbylljen e kësaj platforme por...

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me prindër e mësues diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tiktok.

Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte eksperti i IT-së, Besmir Semanaj.

"Si dashamirës i teknologjisë do isha kundra, por duke parë realitetin e "TikTok-ut në Shqipëri, unë kam qenë një ndër ato zërat që kam qenë pro dhe e kam mbështetur kryeministrin për mbylljen e kësaj platforme. Por, nga ana tjetër me zhvillimet e reja ndërkombëtare gjithashtu edhe me zgjedhjet e përgjithshme që do të jenë në Shqipëri mund të kalojë dhe në përdorim politik ose mund të mbyllen disa dritare politike. Mbyllja e TikTokut është urgjente por besoj që zgjedhja e duhur do të ishte të mbyllej pas vendimit të SHBA-së dhe pas mbarimit të zgjedhjeve në Shqipëri", u shpreh Semanaj.

Për më tepër klikoni në videon e mëposhtme: