Përplasja në Kuvend/ Agron Shehaj tregon shkakun e konfliktit me Flamur Nokën: Kanë vjedhur aq shumë dhe e tregoi seanca e të enjtes...
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte themeluesi i partisë "Mundësia", Agron Shehaj, për të folur për shkakun e përplasjes në seancë, se cili ishte dhe pse zgjodhi të vazhdonte të qëndronte duke bllokuar foltoren teksa situata po agravonte mes deputetëve që dëshironin të merrnin fjalën.
"Është vazhdimi i aferës së unazës së madhe, ku praktikisht u vodhën miliona euro. U habitën kur unë thjesht nxorra një dokument dhe i thashë shikoni se këtu po vjedhin. Aty u kujtuan të gjithë mediat dhe opozitat. Të gjithë u zgjuan dhe thanë kjo qenka një vjedhje e madhe.
E njëjta gjë po ndodh edhe me rrugën Thumanë-Kashar. Është herë e parë që një interpelancë, që dhe pas 6 muajsh akoma nuk më kanë lejuar, ku thjesht do të flisja sesi është shkelur ligji, sesi po vidhen qytetarët shqiptarë, sesi një rrugë prej 20 km që mund të bëhej me paratë e buxhetit të shtetit me 50-60 milionë euro, kanë zxgjedhur të vjedhin. Kanë vjedhur aq shumë nëpërmjet kësaj afere, sa ka për të gjithë. Këtë e tregoi seanca e të enjtes. Unë doja thjesht të flisja. Thjesht kërkova fjalën", u shpreh Shehaj.
