Drekë me Veliajn dhe biznes me vëllain e tij? Shehaj: Shpifje! Me kë është Flamur Noka është fakt sepse ta plasin në fytyrë
Kryetari i partisë "Mundësia", Agron Shehaj, ishte i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për t'iu përgjigjur disa pyetjeve që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka thënë në një televizion tjetër.
A keni ngrënë drekë në Firence me Engjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe vëllain e kryebashkiakut të Tiranës?
A ke biznes me vëllain e Veliajt në Itali?
A ju ka sjell nga Italia Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj dhe të çuan tek lulëzim Basha pasi Edi Rama të refuzoi?
Këto ishin 3 pyetjet e Nokës për Shehajn.
"Këto janë të gjitha shpifje. Do të doja shumë që të mos flisnim për shpifjet e Flamur Nokës sepse ajo që ndodhi në Parlament është diçka që e panë të gjithë. Ky është vazhdimi i asaj që ka ndodhur në Parlament. Nga dhuna fizike kanë kaluar në dhunën mediatike me shpifje. Këto janë 3 budadallëqe që vetëm një dikush që i ka ngelur ora tek politika e 1991 mund të vazhdojë dhe të ripërsërisi. Do të dëgjoni çdo ditë nga një shpifje të tillë. Jo 3 po dhe 10-30-100. Nuk më ndalon dhuna, nuk më ndalojnë shpifjet. Unë këtë betejë e kam filluar e do ta çoj deri në fund. Po vidhen shqiptarët përditë. Nuk po vidhen vetëm nga mazhoranca, por po vidhen në bashkëpunim. Kjo është kauza ime dhe për këtë do të flas. Janë shpifje, shpifje, shpifje. Janë totalisht shpifje. Unë i ftoj qytetarët të shikojnë shpifjet nga një anë dhe faktet nga ana tjetër. Ai nuk e fsheh, është fakt që Flamur Noka thotë që skandali prej 1.3 miliard euro është një ccështje fake, e thotë vetë, nuk është një thashethem apo akuzë që unë bëj. Janë fakte. Me kë është Flamur Noka është fakt. Nuk ke nevoj ta vrasësh mendjen, e shikon sepse ta plasin në fytyrë", u shpreh Shehaj.
