Kuvendi pa vllazëri, Çika: Në takim kanë marrë pjesë parlamentarë të të dyja vendeve

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" ishte eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika për të folur se pse merr kaq shumë rëndësi një takimi i dy Parlamenteve, Parlamentit shqiptar dhe parlamentit të Kosovës e për mesazhet që u dhanë ditën e djeshme.

"Takimi i djeshëm nuk ishte i pari, ka nisur që në 2014. Janë takime kryesisht ndërmjet dy qeverive. Kësaj rradhe kishim një takim ku kanë marr pjesë edhe parlamentarë nga të dyja Parlamentet por edhe parlamentarë që i përkasin opozitës edhe opozitës shqiptare. Në delegacionin kësaj rradhe ishin edhe deputetë të opozitës shqiptare. Takimi sigurisht që shprehu apo kishte qëndrime që nga një anë do të thoja që nuk janë plotësisht të linjëzuara ndërmjet dy vendeve. Do të përqëndrohesha kryesisht në atë që është qëndrimi i Shqipërisë në fillim. Në momentin që qeveria shqiptare, Parlamenti shqiptar ose përfaqësues të Parlamentit shqiptar ishin miq në Kosovë dhe duhet thënë që në qoftë se do të ndjekim fjalimin e Kryeministrit shqiptar, duhet thënë që kishte mesazhe që ishin qoftë në atë të qëndrimeve vllazërore, qoftë edhe të qëndrimeve të këshillave kundrejt Kosovës", u shpreh Çika.