PL, Haxhiu: Shpopullimi masiv, një nga dramat më të mëdha për familjen dhe kombin shqiptar
Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu deklaroi sot se, “shpopullimi masiv tashmë është një nga dramat më të mëdha për familjen dhe kombin shqiptar”.
Në një deklaratë për mediet, Haxhiu tha se, “shpopullimi, rënia e lindshmërisë dhe vdekshmëria e lartë foshnjore kanë bërë që popullsia të plaket në mënyrë të vrullshme”.
Ajo theksoi se, mbështetja e familjeve të reja ështē prioritet i Partisë së Lirisë.
Sipas saj programi i PL parashikon paga për nënat për dy vite pas lindjes, në masën 70-100%.
“Do të trefishohet bonusi i bebes. Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë, ulje taksash në pagë dhe të ardhura.
Kredi për blerje apartamenti me interes të subvencionuar. Shpenzimet për ushqimet bazë do të rimbursohen 5%.
Shpenzimet për shportën e bebes do të rimbursohen 10%”, tha ajo.
“Ushqim, barna, veshje dhe suplemente ushqimore të domosdoshme, falas për gratë shtatzëna dhe fëmijët e lindur.
Reduktim i vdekshmërisë foshnjore dhe nënave në lindje, duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën.
Pagesa e kujdestarëve gjatë shtatzanisë”, theksoi Haxhiu.
