'Teatri shëtitës'/ Londo:Është dritë sepse na presin bukur. Jemi pothuajse në të njëjtën orë, me dy shfaqje të ndryshme në dy qytete të ndryshme
Ai zgjimi i dhimbshëm i 17 majit të 2020 kur forcat e armatosura mësyjnë për të shembur Teatrin Kombëtar vazhdon.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte regjisori Kiço Londo, i cili foli për ndjesitë që merr nga drejtimi i një teatri që shëtit dhe nuk është më i ngulur aty.
"Është bukur, entuziaste, me shumë dritë sepse na presin bukur, na hapin dyert, na ndjekin, na përgëzojnë. Natyrisht e gjitha kjo ka një kosto dhe natyrisht që të ndodh kjo, sidomos në teatër. Duke mos pasur një mbështetje por duke e siguruar atë hap pas hapi. Duke prekur ndjeshmëritë e njerëzve, të biznesit. Është edhe shumë e vështirë, nuk është e lehtë. Është një koeshidencë, nesër ne jemi pothuajse në të njëjtën orë, me dy shfaqje të ndryshme në dy qytete të ndryshme. Nesër jemi në Lezhë, me "Agnesën e Zotit" dhe pothuajse në të njëjtën orë jemi në Patos", u shpreh Londo.
