Bashkia e Pogradecit organizon mbrëmje gala për 10 sportistët më të mirë të vitit 2024
Bashkia e Pogradecit ka organizuar një mbrëmje gala për 10 sportistët më të mirë të vitit 2024
Në këtë mbrëmje janë rikthyer në kujtesën e pogradecarëve edhe ish sportistë e trajnerë të njohur, duke u falur emocione të pranishmve në sallën, homazh u bë për Statsi Vako, Agron Ruvina, Ilir Luarasi, Qani Mbroçi dhe Thanas Papa.
Vlerësime u dhanë për sortistët e njohur që luajnë në ligat ndërkombëtare por edhe me kombëtaren shqiptare.
‘’Jam shumë i lumtur që ndodhem sot në qytetin e Pogradecit. Më vjen mirë që ky qytet kaq i vogël ka kaq shumë sportisë e talente’’.
‘’Ky çmim është shumë i veçantë për mua’’.
Ndërkohë për dy ish sportistë si Festim Fetollari dhe Spartak Elmazi të cilët janë larguara parakohe nga jeta u dhanë titujt Krenaria e Qytetit.
Antari i komitetit ekzekutiv të FSHF, Ylli Çekiçi ka bërë me dije se ky institucion do të investojë në infrastrukturën sportive të klubit të Pogradecit
Aktiviteti u theksua se u organizua për herë të parë si një formë vlerësimi për sportistët e të gjitha disiplinave.
