Superiore/ Luhet për kampionin e dimrit dhe për të dalë nga 'zona e ftohtë', njhuni me 2 sfidat e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 08:45
Superiorja do të luajë sot dy ndeshje të vlefshme për javën e 19-të të Superiores.
Fillimisht Laçi do të presë Tiranën në orën 13:30 dhe më pas Dinamo përballet me Egnatian në 16:30.
Sfida në Laç luhet nga të dyja skuadrat për të mos e mbyllur vitin në zonën e ftohtë.
Laçi i vendit të tetë numëron 1 pikë më pak se Tirana.
Në anën tjetër përballja në Elbasan do të vendosë kampionin e dimrit.
Në rast se Dinamo arrin të fitojë, atëherë ia del të rimarrë kreun.
Ndërkohë me fitoren e saj, Egnatia do të barazonte me pikë Partizanin kryesues.
