Fonseca 'hap dyert' e merkatos: Gati të ndërhyjmë nëse do të jetë e nevojshme

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në një konferencë për shtyp në prag të sfidës shumë të rëndësishme kundër Hellas Verona, e vlefshme për javën e 17-të të Serie A. Trajneri portugez iu përgjigj gjithashtu një pyetje lidhur me sesionin e merkatos që hapet më 2 janar, ndërkohë që skuadra do të jetë e angazhuar në Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite.

A keni folur me klubin për mënyrën se si mund ta përmirësoni skuadrën në merkato?

E di që merkatoja po bëhet tema kryesore e konferencave për shtyp, por është ende herët për të folur për të. Ajo që mund të them është se ne gjithmonë flasim, klubi është i vëmendshëm ndaj merkatos dhe nëse do të kemi nevojë, do të jetë i gatshëm të ndërhyjë.

Sot është ndeshje e rëndësishme dhe nuk është një frazë e zakonshme…

Që kur kam ardhur këtu, gjithmonë kam thënë se çdo ndeshje është e rëndësishme. Sepse ashtu janë të gjitha. Sot do të jetë një ndeshje e vështirë, por si gjithmonë kemi punuar për ta fituar.

Si është gjendja në dhomën e zhveshjes në këtë moment historik?

E di si janë gjërat, ju nuk shihni stërvitjet. Ndoshta një nga këto ditë do t’ju ftojmë të shihni atmosferën e skuadrës. Është një atmosferë shumë e mirë dhe, kur është kështu, është më e lehtë për të punuar. Nuk e kam ndjerë kurrë skuadrën pa besim, pa dëshirë për të punuar, me trishtim.

Por klima nga jashtë, mes tifozëve, nuk është më e mira…

Të gjithë ne e kuptojmë situatën e tifozëve. Nuk është askush tjetër që dëshiron të fitojë më shumë se ne. Djemtë janë të fortë, e kuptojnë situatën e tifozëve. Ajo që mund të bëjmë është të punojmë ndershmërisht për t’i ndryshuar situatat dhe arritur rezultatet që tifozët meritojnë.

Sipas jush, a mund të ndryshojnë mendim tifozët?

Fitorja sjell besim për të gjithë. Nëse fitojmë me Veronën dhe Romën dhe luajmë një Superkupë të mirë, imazhi i skuadrës do të jetë tjetër.

A keni transmetuar diçka njerëzore për tifozët?

Nuk e vendos veten në pozicion ndryshe nga skuadra. Kritikat janë të pranueshme. I dëgjoj fishkëllimat, ashtu si lojtarët, por këtu jemi të gjithë bashkë.