Spikat Partizani-Vllaznia, dy sfida sot për Superioren në orare të ndryshme

Katër skuadra të Superiores zbresin sot në fushë për herë të fundit në vitin 2024.

Bëhet fjalë për dy ndeshje, që luhen në orën 16:30 dhe 19:00.

Fillimisht Skënderbeu pret Elbasanin në Korçë.

Një ndeshje kjo që dy fazat e para ka prodhuar barazim 1-1.

Dita mbyllet me supersfidën Partizani-Vllaznia tek “Arena e Demave”.

Kuqeblutë e kanë fituar minimalisht të parin atje, kur nisi kampionati.

Të dyja këto sfida i paraprijnë tri të tjerave që luhen nesër dhe pasnesër.