FOTO/ Silvinjo kujton me nostalgji kohën kur fitonte Champions League me Barcelonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 13:44
Barcelona i fitonte të gjithë trofetë 15 vite më parë.
Klubi katalanas u kujdes dje për të rikujtuar vitin e artë 2009, kur pjesë e tyre ishte dhe Silvinjo.
Trajneri i Kombëtares shqiptare ka shpërndarë një nga fotot e postuara të Barcelonës.
Silvinjo duket duke festuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Tekniku 50-vjeçar qëndroi te blaugranasit nga viti 2004 deri në vitin 2009.
Gjatë asaj kohe Barcelona pati dhe një prej periudhave më të arta të historisë së saj.

