Shqiptarë e kosovarë në Prishtinë, gazetari: Takimi i dy Kuvendeve, jo i dëshiruar

Gazetari kosovar Venhar Isufi në një lidhje me skype për “Ora News” deklaroi se takimi i dy Kuvendeve shqiptare sot në Prishtinë, ishte një takim i sforcuar dhe jo i dëshiruar.

Kjo sipas Isufit, për shkak të marrëdhënieve të tensionuar vitet e fundit mes qeverisë Rama dhe qeverisë Kurti.

“Ajo çfarë përjetuam ne si gazetarë, në pasqyrën e opinionit publik, mund të jetë një takim vëllazëror, por për mua ishte një takim zorshëm i dy kryeministrave dhe a thua se ishte dikush që i kishte detyruar të takohen në këto ditë të fundvitit

Pra, më shumë ishte një takim jo i dëshiruar dhe kjo lexohej edhe nga gjuha e trupit e dy kryeministrave tanë, të cilët u takuan bashkë për vetëm 5 minuta sa u firmos një marrëveshje mes dy qeverive.

Dhe kjo ishte panorama e asaj që po ndodh mes dy kryeministrave të cilët nuk e duan njëri-tjetrin.

Në fjalimin e Ramës, ai e vuri Kosovën në një pozicion jo të lakmueshëm, duke e trajtuar shtetin tonë si një vend për gjynah dhe se nuk ka kapacitete për të përballuar mbrojtjen e saj diplomatike dhe ushtarake. Dhe kjo ishte e gabuar”, u shpreh ndër të tjera, gazetari Venhar Isufi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN VENHAR ISUFI NË “ORA NEWS”