Grubi në kërkim ndërkombëtar, Hasani: Një orë e më parë të kontakojë me organet e rendit
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arsim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se ish zv kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar duhet të kontakojë sa më parë me organet e rendit.
Hasani: Ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari i partisë tonë, qëndrimet tona janë shumë të qarta.
Por shpresoj se qëndrimet e njëjta kanë edhe partnerët e koalicionit.
Padyshim që gjithësecili do të duhej të ballafaqohet me drejtësinë dhe në mënyrë sa më urgjente secili të ballafaqohet dhe të dëshmojë pafajësinë e tij përfshi këtu edhe zotin Grubi.
Ne kemi qëndrimin tonë se Grubi një orë e më parë të kontakojë me organet e rendit dhe të dëshmojë pafajësinë e tij.
Kjo është parim dhe jo distancim.
