Marrëveshje dhe armatim ''vendas'', Qollaku: Prodhimi i municioneve, i domosdoshëm në Kosovë
Profesor i lëndëve të Sigurisë, Fatmir Qollaku në një intervistë në Ora News u shpreh se prodhimi i municioneve është i domosdoshëm në Kosovë.
Qollaku: Marrëveshjet e bëra kohët e fundit nga qeveria e Kosovës me disa shtete në fushën e sigurisë konkretisht marrëveshja për fabrikën e municioneve në Turqi dhe marrëveshje të tjera paraprake të cilat janë një hap tutje për Kosovën dhe veçanërisht për forcat mbrojtëse të Kosovës me konsolidimin e sistemit të sigurisë dhe njëkohësisht me përcjell mesazhe për vendet fqinje dhe europën që Kosova nuk është më vetëm importuese e sigurisë por edhe eksportuese e sigurisë.
Fabrika e municionit është një zotim i qeverisë së Kosovës për të hedhur një hap tutje, ka kontributin në fushën e sigurisë për të prodhuar municione të cilat herë pas here në Kosovë kanë munguar si pajisje të domosdoshme për forcat mbrojtëse dhe policinë e Kosovës.
Në këtë kontektst Republika e Kosovës vetëm po e unifikon veten si një shtet stabil me një prespektivë në kutpimin e kontributit për siguri dhe bashkëpunim me shtetet anëtare të NATO-s.
Prodhimi i këtyre municioneve është i domosdoshëm në mënyrë që pastaj pas konsolidimit prodhues Kosova të jetë e zonja të prodhojë edhe pajisje të tjera.
