Dyshimet për abuzimi me tenderin 143 milionë lekë në UKT, GJKKO shpall të pafajshëm tre të akuzuar! Ja vendimi për Bledar Shemajn

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ledia Ramon, Ortjon Dhami, Engjëll Dedja, punonjës të UKT të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, ndërsa ka dënuar me 4 muaj burg Bledar Shemaj.

Ky i fundit, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar për Shemajn u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i të mos kryejë vepër tjetër penale.

Kujtojmë se sipas SPAK, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH.

Ata u akuzuan se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “Ë Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj.

Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme”.

10.Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurit të cilët deklaruar fajtor me këtë vendim.

11.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.

12.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.